Tjetër rast abuzimi seksual ndaj të miturve, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

exit.al 8 Korrik 2020, 10:35

Një 56 vjeçar nga Durrësi u arrestua të mërkurën, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, 9 dhe 13 vjeç.

Njoftimi u dha nga policia. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Javët e fundit, disa raste abuzimi seksual të të miturve janë zbuluar.

Pas publikimit të ngjarjeve, qindra qytetarë, aktivistë dhe shoqata të shoqërisë civile protestuan dhe kërkuan dënime të rënda për abuzuesit seksualë.

Shpërndaje te miqtë