Liderët e G7 premtojnë vaksina për vendet e varfra

exit.al 19 Shkurt 2021, 23:20

Liderët e shteteve të G7 u mblodhën të premten dhe diskutuan mbi pandeminë dhe premtuan të japin vaksina për vendet e varfra.

Kryeministri britanik, Boris Johnsos udhëhoqi punimet e këtij samit dhe përshëndeti dy presidentin amerikan, Joe Biden, dhe kryeministrin Italian, Mario Draghi, dy liderët e rinj të SHBA dhe Italisë.

Johsnon bëri thirrje që vendet me ekonomi të fuqishme të mbështesin planin e rimëkëmbjes ekonomike. Vitin 2021 e konsideroi si një “vit kthese” për pandeminë dhe ekonominë globale.

Kryeministri britanik tha se “duhet të sigurohemi që çdokush, përreth botës, të marrë vaksinën që u nevojitet në mënyrë që i gjithë planeti ta tejkalojë këtë pandemi, së bashku. E di që disa kolegë e kanë njoftuar atë ideal, të cilin Britania e mbështet fuqishëm.”

Edhe Merkel mbështeti të njëjtin mendim ajo tha se “pandemia nuk do të mposhtet derisa të gjithë njerëzit në botë të jenë vaksinuar.”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Japonia, Italia, Gjermania, Franca dhe Kanadaja, konfirmuan përkushtimin për të mbështetur Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe mekanizmin COVAX për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave, në një deklaratë të përbashkët.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve të shpërndajnë 4 deri në 5 përqind të vaksinave drejt vendeve të varfra.

Në një intervistë për Financial Times, Macron se mos shpërndarja e vaksinave në mënyrë të barabartë do të rrisë më shumë pabarazinë globale.

Shpërndaje te miqtë