Lëkundje tërmeti gjatë natës në Cërrik, Tiranë e Fier

exit.al 24 Shtator 2020, 09:21

Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë mesnatës së të enjtes në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier

Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundja më e fortë është ndjerrë në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, me thellësi 20 kilometra.

Për fat të mirë, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme, por qytetarët janë shprehur se e kanë ndjerë atë.

Një tërmet me magnitudë 3,6 ballë u ndje dhe mëngjesin e së mërkurës, në Tiranë e Durrës.

Shpërndaje te miqtë