Leicester, qyteti i parë në Britani që mund të karantinohet

exit.al 28 Qershor 2020, 21:07

Leicester mund të jetë qyteti i parë në Britani që mund të karantinohet pas rritjes së numrave të të infektuarve, tha ministri i Brendshëm i Britanisë.

Rreth 650 persona u identifikuan me koronavirus gjatë dy javëve të para të qershorit, dhe çereku i tyre ishin banorë të Leicesterit. Vatra e virusit ka qënë një fabrikë e prodhimit të mishit dhe disa shkolla.

Departamenti i Shëndetit Publik ka zhvilluar katër njësi të levizshme testimi në qytet.

Ndërsa autoritetet vendore i kanë bërë thirrje banorëve të respektojnë distancimin social dhe të lajnë duart.

Shpërndaje te miqtë