Ai nuk pritet të marrë pjesë në takimet tre palëshe mes Kosovës, Serbisë e BE-së, për të mos ulur autoritetin e kësaj të fundit si palë ndërmjetëse.
Lajçak zhvillon takime të ndara me delegacionet serbe dhe kosovare
I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi të mëkurën se ka mbajtur takime të ndara me shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, të cilët ndodhen në Bruksel për të diskutuar për zgjidhjen e krizës aktuale në veri.
Ai shtoi, në një postim në rrjetin Twitter, se diskutimet mbi këtë çështje do të vazhdojnë gjatë ditës.
Më herët, burime nga Brukseli bënë të ditur se BE-ja kësaj radhe priste zgjidhje, jo thjesht shprehje qëndrimesh, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Me delegacionet u takua edhe Gabriel Escobar, Zv. Ndihmëssekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë.
Escobar pohoi se priste ulje të tensioneve, pasi ato ishin shumë të larta.
Të sugjeruara
Serbia tërheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën
29 Shtator 2021, 14:39PD kërkon hetim për rritjen e çmimit të bukës
29 Shtator 2021, 13:15
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
