“Ka dëme edhe në Laç, (njerëzit) kanë dalë nga godinat dhe janë nëpër çadra, do të trajtoheshin njësoj të përfshihen në vendimin e perimetrit të emergjencës. Duke konsideruar edhe opinionin e kryetarit të opozitës them se na përputhen shqetësimet dhe idetë. Përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program që askush të mos ndihet i vendosur në një kategori të dytë të vëmendjes.”
Deri më tani raportohet se disa pallate janë bërë të pabanueshme nga dëmtimet e tërmetit. Banorët janë evakuuar. Policia ka vendosur shiritin për të ndaluar hyrjen e banorëve. Godina e spitalit të Laçit ka pësuar plasaritje dhe të gjithë personeli e pacientët kanë dalë nga spitali. Si dhe prej dy ditësh qytetat nuk ka ujë të pijshëm, pasi është dëmtuar tubacioni i ujësjellësit nga tërmeti si pasojë e rrëshkitjes së tokës. Kryeministri Rama njoftoi se shumë shpejt do të mblidhet Komiteti Kombëtar i Ndërtimit, i cili do të merret me kontrollin dhe zgjidhjen e çështjes së sigurisë së banesave. Zoti Rama ftoi në këtë Komitet edhe opozitën duke theksuar se në këtë pikë nuk kishte çështje politike:“Do të ishim të lumtur të ishte edhe opozita qoftë sa i përket aspektit financiar, qofte dhe teknik. Nuk kemi çfarë ndajmë në këtë aspekt përveçse nevojën e përbashkët për të bërë më të mirën për njerëzit [...] është mirë të jemi bashkë, është mirë të punojmë bashkë”.
Shpërndaje te miqtë
