Kuvendi dezinfekton sallat për seancat e 29-30 korrikut

exit.al 28 Korrik 2020, 12:22

Kuvendi ka nisur dezinfektimin e ambienteve, pas lajmit se tre deputetë janë inefektuar me Covid-19.

Burime për Balkanweb kanë thënë se seancat e 29 dhe 30 korrikut nuk do të anulohen, por do të zhvillohen nën masa më të rrepta të distancimit social, si dhe do të shkurtohen afatet e diskutimit për deputetët.

Më herët gjatë ditës u njoftua se deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi janë infektuar me koronavirus.

Shpërndaje te miqtë