Kuvend, votohen katër ministrat e rinj

exit.al 23 Mars 2017, 14:16

Kuvendi votoi sot emërimin e katër ministrave të rinj Xhafaj, Shalsi, Manastriliu dhe Xhaçka.

Fatmir Xhafaj u votua më 76 vota pro si ministër i Brendshëm.

Eduard Shalsi u votua me 76 vota si ministër i Çështjeve Vendore

Ogerta Manastirliu u votua me 79 vota pro si ministre e Shëndetësisë

Olta Xhaçka u votua me 79 vota pro si ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Po ashtu, kuvendi miratoi dhe shkarkimin e katër ministra Tahiri, Çuçi, Beqaj e Klosi. Në seancë mungoi kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili ishte i pranishëm në aktivitetet për Urdhrin e Mjekut Veterinar. Gjithashtu, dy deputetet e nismës LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk morën pjesë në votim. Votimi u krye pa prezencën e opozitës, e cila prej më shumë se një muaj ka bojkotuar punimet e kuvendit. Shpërndaje te miqtë