Kushi apel universiteteve të mos penalizojnë studentët për mungesat

exit.al 10 Shkurt 2021, 15:39

Ministrja e Arsimit Evis Kushi i ka bërë thirrje universiteteve të mos i penalizojnë studentët për mungesat në mësimin online në këto kohë.

Në një dalje për median, të mërkurën, Kushi tha se provimet mund të zhvillohen në auditore duke respektuar masat anti-Covid.

Studentët që nuk do të marrin pjesë në këtë sezon, të kenë mundësinë enjë sezoni të ndërmjët që t’I japë mundësi studentëve të përgatiten.

Kushi falenderoi vendimin e Komitetit Teknik për plotësimin e kërkesës për shtyrjen e sezonit të provimeve në universitete.

Kushi përsëriti edhe njëherë masat parandaluese për përhapjen e virusit si: kohëzgjatja e provimit deri në një orë, provimet të zhvillohen në grupe me 15 persona dhe klasat të dezinfektohen pas provimeve.

Shpërndaje te miqtë