Kurti nuk do të njohë marrëveshjen e Uashingtonit, kur të vijë në pushtet

exit.al 9 Shtator 2020, 09:03

Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij e ardhshme nuk do të respektojë marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shprehet se marrëveshja e nënshkruar nga Hoti ‘është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës,’ ndaj ‘nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë.’

Duke iu referuar ndërkombëtarëve, Kurti tha se ‘ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme’.

Edhe më herët Kurti ka sulmuar kryeministrin Hoti për bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, qeveria Hoti nuk ka pasur platformë për bisedimet dhe negociatat nuk kanë qenë transparente.

Shpërndaje te miqtë