Kurti flet për përgatitjet me SHBA për strehimin e afganëve

exit.al 17 Gusht 2021, 10:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se detajet e strehimit të afganëve në Kosovë janë duke u diskutuar me Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e Kosovës të hënën në mbrëmje ka miratuar kërkesën për strehimin e personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Përtej aspektit human, Kurti tha se gatishmëria e Kosovës për strehimin e afganëve vjen edhe si pasojë e aleancës dhe partneritetit me SHBA-në si dhe është një çështje e ndjeshme e sigurisë.

Qeveria, tha Kurti, me çështjen e afganëve edhe duke u marrë tani një muaj dhe janë formuar ekipe.

Nuk është bërë ndërkohë e ditur se sa afganë do të strehojë Kosova dhe se ku do të vendosen.

Afganët që do të strehohen në Shqipëri dhe Kosovë janë bashkëpunëtorë që kanë punuar me forcat e huaja dhe që tashmë ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nga talibanët.

Në Shqipëri pritet të mbërrijë të martën avioni i parë me rreth 300 afganë.