"Unë theksova se prania Kosovës është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë dhe anëtarësimi i #Kosovës në #NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt".
Gjatë ditës, Albin Kurti do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Kurti në vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se është zgjedhur kryeministër i Kosovës, po ashtu do të marrë pjesë në një seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Mbrëmjen e së mërkurës, Kurti u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe siç njoftoi qeveria e Kosovës, në këtë takim, Kurti ka thënë se dialogu do të jetë parimor dhe i përgatitur mirë, raportoi Radio Evropa e Lirë.Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të rrisë sigurinë në rajon. Përmes një postimi në Twitter, pas takimit me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, Kurti u shpreh se:
Të sugjeruara
Bota shpenzon $157 miliardë në vaksina kundër Covid-19
29 Prill 2021, 13:00Bien rastet me Covid-19 në SHBA
29 Prill 2021, 12:50Papa Françesku miraton masa te ashpra kundër korrupsionit
29 Prill 2021, 12:30
Tavani i zhvillimit: Pse turizmi nuk krijon ekonomi të zhvilluar
11 Korrik 2026, 11:24
