Papa Françesku miraton masa te ashpra kundër korrupsionit

exit.al 29 Prill 2021, 12:30

Papa Françesku miratoi një dekret të ri për të luftuar korrupsionin në shtetin e Vatikanit. Kjo është një ndër masat e marra për luftën kundër korrupsionit ne Vatikan.

Dekreti ligjëron të drejtën për zbulimin dhe kontrollin e plotë ekonomikë për menaxherët, përfshirë edhe kardinalët.

Dekreti thotë se ata kanë detyrimin te deklarojnë çdo dy vjet përfitimet financiare dhe nëse kanë qenë objekt i hetimeve financiare.

Ata duhet të shmangin hapjen e llogarive bankare në parajsat fiskale dhe të shmangin konfliktin e interesit. Gjithashtu, dekreti ndaloi investimet në kompani joetike, apo pranimin e dhurata me vlerë më shumë se 40 euro.