“Vetingu është aq i rëndësishëm për Shqipërinë, saqë mund të konsiderohet një proces me rëndësi historike, një moment përcaktues për sistemin e drejtësisë në vend, por jo vetëm.
Forcimi i një gjyqësori të paanshëm, të pavarur, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional, ka rëndësi edhe për një sfidë më të gjerë: të konsolidojë në mënyrë të pakthyeshme sundimin e ligjit në Shqipëri”, theksoi kryetarja e ONM-së.
Ajo u shpreh se të gjitha proceset pregatitore janë kryer në kohë për të nisur në vjeshtë rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve.“Komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi për të monitoruar procesin, varet nga strukturat vendase, institucionet e vetingut që janë ngritur tanimë, për të kryer direkt rivlerësimin”, shpjegoi Zonja Calavera.
Shpërndaje te miqtë
