Kryetari i Parlamentit të Iranit, i infektuar me COVID-19

exit.al 2 Prill 2020, 18:20

Kryetari i Parlamentit Iranian, Ali Larijani rezultoi i infektuar me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur parlamenti Iranian. Kryeparlamentari Larijani është vetizoluar dhe po merr kujdes mjekësor.

Irani është një nga vendet më të prekura në botë. Ai renditet në vendin e shtatë me 50 468 raste dhe 3160 të vdekur.

Vendin e parë e mbajnë Shtetet e Bashkuara me 216 323 raste.