Kryeministrja e Finlandës zgjidhet në krye të Partisë Social Demokrate

exit.al 23 Gusht 2020, 15:03

Kryeministrja 34 vjeçare  e Finlandës, Sanna Marin u zgjodh në krye të partisë Social Demokrate të shtunën.

Ajo zevëndësoi ish kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne i cili e mbajti atë post deri të shtunën.

Në një deklaratë të shkurtët pas zgjedhjes së saj ajo falendëroi votuesit për besimin e dhënë.

Marin u zgjodh kryeministre pasi Rinne dha dorëheqjen dhe ia besoi asaj detyrën. Zonja Marin ka mbajtur postin e Ministre e Transportit.

Sanna Marin u rrit në një familje të komunitetit LGBT. Ajo ishte e para e familjes e cila kreu universitetin. U diplomua për Politika Administrative dhe bëri karrierë të shpejtë në strukturat e Partisë Social Demokrate duke udhëhequr drejtimin e qytetit Tampere.

Shpërndaje te miqtë