Italia nuk do të izolohet pavarësisht rritjes së të infektuarve me Covid-19

exit.al 23 Gusht 2020, 14:30

Italia nuk do të izolohet pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve  deklaroi Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza

"Ne nuk do të kemi izolim të vendit," tha Speranza për gazetën e përditshme La Stampa të Dielën, duke theksuar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me shkurtin dhe marsin, kur sëmundja po përhapej me shpejtësi dhe ishte e vështirë gjurmimi dhe izolimi i të infektuarve.

Speranza shtoi se Italia ka dyfishuar numrin e krevateve në njësitë e terapisë intensive, duke theksuar se sistemi shëndetësor italian është më i fuqishëm.

Italia, një nga vendet më të prekura në Evropë, me më shumë se 35,000 vdekje, raportoi 1 071 raste të reja me Covid-19  të shtunën, duke e bërë ditën me më shumë të infektuar që prej daljes nga izolimi.

Shpërndaje te miqtë