“Shukriun ne e kemi zgjedhur për ta mbështetur, mbështeteni dhe ju. Nuk është pelivan si ai i PD-së. Po deshët pelivan, mbani atë, po deshët shërbëtor ja ku e keni Shukriun.”
Shtator 2016, kur kandidon Muharem Rama:"Keni për të bërë zgjedhje mes një kandidati që ka ardhur për partinë e tij [Sherefedin Shehu] dhe Muharemit që është këtu për komunitetin e tij. Zgjidhni e merrni... Nëse do zgjidhni Sheron, ta gëzoni; unë do kisha zgjedhur Muharremin.”
Maj 2015, kur kandidonte Shukri Xhelili:“Rruga e Arbrit do ishte ende një fantazëm elektorale dhe jo një projekt tanimë i financuar, gati për të nisur nga puna dhe për të finalizuar në pak vite që vijnë lidhjen e shumë ëndërruar të Dibrës me Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.”
Shtator 2016, kur kandidon Muharem Rama:“Po të mos kishim ato borxhe, do ta kishim bërë tre herë Rrugën e Arbrit deri më sot. Por ne rrugën e Arbrit do ta ndërtojmë.”
Shpërndaje te miqtë
