"Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines," shkruan kryeministri në Facebook.
Në fjalën e tij sot në Kongres, Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka rezerva nafte që mund të shfrytëzohen:"Në kontekstin e ri botëror, asnjë vend nuk mund të vazhdojë me agjendën e vet personale për të shfrytëzuar burimet e veta. Një prej qëllimeve të këtij Kongresi është të vijojmë të mundësojmë debate të nivelit të lartë për sigurinë e përbashkët energjetike."Në kongresin Botëror të Naftës, që do të zgjasë deri më 13 korrik, do të marrin pjesë rreth 50 ministra, 500 drejtues kompanish dhe rreth 6 mijë delegatë nga e gjithë bota. Në këtë kongres merr pjesë dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Sekretari Tillerson, njëkohësisht dhe drejtuesi ekzekutif i Exxon Mobil Corporation u nderua dje me çmimin "Dewhurst", nderimi më i lartë i Këshillit Botëror të Naftës. Ky çmim i jepet Tillerson “për kontributin e jashtëzakonshëm në industrinë e naftës dhe të gazit.” Shpërndaje te miqtë
