[Hapja] e negociatave vitin e ardhshëm është ajo çka Shqipëria pret dhe meriton dhe është e padrejtë, që kjo çështje të vazhdojë të zvarritet për arsye që s’kanë lidhje me Shqipërinë, duke nxjerrë në çdo hap sebepe të reja.
Tani ka dalë, - nuk e thonë zyrtarisht, s’mund të them, - por ka dalë dhe vërtitet fantazma e “krimit etnik” shqiptar. Sigurisht në media të caktuara e nxitur nga burime, forca të caktuara, por çështja është si dhe sa do të kthehet edhe ajo në një lloj kushtëzimi që, “zgjidhni njëherë problemin e krimit etnik shqiptar, pastaj shohim e bëjmë”.
Megjithatë, asgjë për t’u hatërmbetur. Dihet si funksionon Bashkimi i sotëm Europian dhe vetë ky proces gjithnjë e më i paparashikueshëm si integrimi.
Ndërsa më 29 Nëntor 2016, Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë takimit të zhvilluar me veteranët me rastin e ditës së Çlirimit shprehej se:Tanimë është e qartë se jo Brukseli, por opozita jonë i ka ngritur një mur që pengon negociatat, me bllokimin e vettingut.
Ndaj dua t’ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PD që të ushtrojnë presion mbi lidershipin dhe ata deputetë të PD që ta heqin murin duke plotësuar kushtin e vetëm për çeljen e negociatave, vettingun.
Shpërndaje te miqtë
