Kryeministri hungarez merr vaksinën kineze

exit.al 28 Shkurt 2021, 14:25

Kryeministri hungarez Viktor Orban është vaksinuar të dielën me vaksinën kineze Sinopharm. Lajmin e bëri me dije Orban në faqen e tij zyrtare në Facebook. Vendi po përpiqet të përshpejtojë programin e tij të vaksinimit.

Hungaria të mërkurën u bë anëtari i parë i Bashkimit Europian që filloi vaksinimin me Sinopharm pasi kishte bërë të njëjtën gjë më Sputnik V të Rusisë.

Edhe pse asnjërës nga vaksinave  nuk i është dhënë miratimi për përdorim emergjent nga BE, Hungaria vendosi të nis vaksinimin me to, ndërkohë që BE përballet me probleme në prodhim.

Numri i përditshëm i infeksioneve të reja u rrit në nivelin më të lartë të këtij viti të premten,  me spitalet e vendit që pritet të përballen me një dyndje të rëndë në dy javët e ardhshme.

Qindra njerëz dolën në një shesh në kryeqytetin Budapest të dielën për të protestuar kundër masave të bllokimit.

Shpërndaje te miqtë