Nis procesi i vaksinimit në Korçë, mjekë e infermierë në  radhë për dozën e parë

exit.al 28 Shkurt 2021, 11:43

Procesi i vaksinimit në Korçë nisi të dielën paradite, ku mjekë dhe infermierë po mbanin radhën për dozën e parë të vaksinës. Kjo është dita e dytë e vaksinimit në Korçë.

Që nga e shtuna raportohet se 500 doza kanë mbërritur në Korçë. Pjesa më e madhe e tyre do të aplikohet të dielën.

Ish shtëpia e oficerëve është kthyer në qendër vaksinimi dhe brenda janë krijuar 7 pika ku personat mund të shkojnë për të bërë vaksinën.

Janë krijuar disa lista dhe sipas tyre mjekët dhe infermierët shkojnë për t’u vaksinuar.

Aktualisht një numër i konsiderueshëm prej tyre po presin në radhë për të marrë dozën e vaksinës.

Shpërndaje te miqtë