Deklarata e tij vjen pas njoftimit të NATO-së se të dyja vendet janë gati për të nisur dialogun për uljen e tensionit në Mesdheun lindor.
Ai tha se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të informojë më vonë të premten Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres mbi "veprimtarinë e paligjshme" të Turqisë.
Greqia e mohoi të enjten se kishte rënë dakord të zhvillonte bisedime me Turqinë, të ndërmjetësuara nga NATO -ja, për të ulur tensionet mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e kërkimit të gazit dhe naftës në rajon.
"Informacioni i botuar që pretendon se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të mbajnë të ashtuquajturat 'bisedime teknike' mbi uljen e tensioneve në Mesdheun lindor nuk kanë të bëjnë me realitetin", tha ministria e Jashtme e Greqisë.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët tha se të dy aleatët e NATO-s kishin "rënë dakord të fillojnë bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma që do të zvogëlonin rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor".
Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Turqia më 10 gusht dërgoi anije kërkimore dhe ushtarake në Mesdhe, pavarësisht lajmërimeve nga BE.
Mitsotakis tha se Turqia po "dëmton" ligjin ndërkombëtar dhe "rrezikon" sigurinë rajonale duke kërkuar të "ndryshojë" gjeografinë, raporton AFP.
Kryeministri grek i kërkon Turqisë të ndalë kërcënimet nëse dëshiron dialog
Të sugjeruara
OFL kërkon deklarimi e pasurisë për 4 të dënuar për drogë dhe prostitucion
4 Shtator 2020, 13:49Mbyllen 22 shkolla në Francë
4 Shtator 2020, 13:44LVV, nëse Rama nuk kundërshton zyrtarisht Greqinë, të gjithë në protestë
4 Shtator 2020, 13:22
Në këtë vend, turpi nuk ka më turp
11 Tetor 2026, 15:27
