“Në këtë kuadër janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces.”
Presidenti Meta shprehu besimin se qeveria e re e Kurtit do të përfaqësojë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë. Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti takoi sot dhe kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha, ndërsa anuloi takimin me kryebashkiakun Veliaj.
