Kryemadhi: Veliaj, Koka, Agaçi, Bllako përgjegjësit e inceneratorit të Tiranës

exit.al 3 Mars 2021, 14:59

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së deklaroi se Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Kryebashkiaku Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë Engjëll Agaçi, Alqi Bllako kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës për firmosjen kundra ligjeve të koncesionit të Tiranës. Veprat penale të kryera janë: Lefter Koka Me deklarimet e tij se: “Ky projekt kurrsesi nuk ka efekte shtesë në buxhetin e shtetit”, Ministri i Mjedisit ka MASHTRUAR të gjitha Institucionet Shtetërore. Këtë deklarim ky Ministër e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. Në kundërshtim të plotë me Ligjin 9000/2003 datë 31.01.2003 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave”, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Autoriteti Kontraktues I ka akorduar bonusin prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. Engjell Agaci Autoriteti Kontraktues, në kundërshtim të plotë me Ligjin 125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, I ndryshuar dhe Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2016 “Për Prokurimin Publik” I ndryshuar”, ka zhvilluar një procedurë kombëtare, ndërkohë që procedura ligjore duhet të ishte ndërkombëtare (publikimi ndërkombëtar nga 45 ditë që duhej ligjërisht është bërë vetëm 16 ditë). Komisioni i Dhenies me Koncesion Autoriteti Kontraktues ka zhvilluar procedurën koncesionare, pa marrë më parë miratimin e Qarkut Tiranë. Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka. Në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Kryetari I Bashkisë Tiranë ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim I cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion Euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91 784 500 Euro pa TVSH për 30 vitet e kohëzgjatjes së kontratës së koncesionarit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Erion Veliaj Ne kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë në përdorim të shoqërisë koncesionare pasurinë e paluajtshme që ka në pronësi Bashkia Tiranë (60.9% të territorit të projektit) pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak. Organet e njësive të vetëqeverisjes vendore 1. Në çdo bashki dhe qark krijohet organi përfaqësues dhe organi ekzekutiv. 2. Organi përfaqësues i bashkisë është këshilli bashkiak. Organi ekzekutiv i bashkisë është kryetari i bashkisë. 3. Organ përfaqësues i qarkut është këshilli i qarkut. Funksionet ekzekutive në qark kryhen nga kryetari dhe kryesia e këshillit të qarkut. Neni 54 Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak:

dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;

e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.

Shpërndaje te miqtë