“Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave është vetë korrupsioni qeveritar i mbjellë në çdo qelizë të administratës.”, u shpreh ai duke sjellë në kujtesë përgjimet e Ndraghtesës.
Basha tha se qeveria ka vjedhur përmes koncesioneve paratë e qytetarëve, ndërsa shtoi se SPAK ka nisur hetimet për zyrtarë të nivelit të ulët në ministrinë e mbrotjes dhe jo ndaj ministres Xhaçka.“Më 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do të dalë nga vota juaj, duke filluar nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri tek zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do t’ia çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj”përfundoi Basha.
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) për pastrimin e parave, për vitin 2020 konkludoi se “Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm drejt ndalimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020”. Për të lexuar për gjetjet e këtij raporti klikoni këtu. Shpërndaje te miqtë
