Kryemadhi prezanton kandidatet e LSI në Malësinë e Madhe

exit.al 26 Mars 2021, 18:04

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi prezantoi të premten kandidatët për deputetë në Malësinë e Madhe.

Somela Radohina dhe Melisa Brojaj janë kandidatët e LSI në këtë zonë.

“Ka ardhur momenti që t’i jepet fund tranzicionit në Shqipëri dhe urrejtjes politike mes shqiptarësh pasi këto kthejnë pas vendin”, tha Kryemadhi.

Synimi i LSI tha ajo, është kthimi i të rinjve në Shqipëri “jo vetëm për të qëndruar, por për të punuar, ndërtuar e zhvilluar”.

Shpërndaje te miqtë