Zgjatet vlefshmëria e kartave të identitetit deri më 30 prill

exit.al 26 Mars 2021, 17:03

Këshill i Ministrave ka zgjatur me akt normativ afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit që skadojnë para datës 25 prill.

Afati është zgjatur deri më 30 prill të këtij viti.

Pra, të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve u ka skaduar letërnjoftimi dhe nuk e kanë rinovuar atë, do të jenë në gjendje të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi më 25 mars.

 

Shpërndaje te miqtë