“Nëse do të kishim një dalje të tillë, do të dëmtohej PS, do të binte nën 40 mandate. Do të krijoheshin disa rrjedha nënujore, nënrrjedha që do ta dëmtonin shumë. A do t’i leverdiste shoqërisë shqiptare rrënimi në përfundim me 5 përqind si PASOK në Greqi. Pavarësisht inateve politike me njëri-tjetrin për momentin ne kemi nevojë për një opozitë, ne pavarësisht ku është katandisur PS, ne do të kishim nevojë për një opozitë të fortë".
Babaramo: Domethënë ju nuk po e bëni se ju vjen keq për PS? Kryemadhi: Edhe ne ndonjë dhimbje të vogël e kemi për PS, nuk do e lejmë Ed Ramën ta cojë në 2 përqind. Shpërndaje te miqtëKryemadhi: nuk bëjmë marrëveshje bashkëqeverisje me PD, kjo do të rrënonte PS-në
LSI nuk ka bërë kontratë bashkëqeverisje parazgjedhore me PD, sepse kjo do të dëmtonte shumë PS. Shkatërrimi i PS-së do të dëmtonte të ardhmen e vendit, sepse nesër duhet një PS e fortë në opozitë.
Këtë deklaratë ka bërë Monika Kryemadhi në një bisedë me Ilir Babaramon, të hënën në mbrëmje, në Report Tv.
Nën dritën e moslejimit të koalicioneve në formën e tanishme, Babaramo e pyeti Kryemadhin nëse LSI do të firmosë një kontratë bashkëqeverisje parazgjedhore me PD-në. Ajo u shpreh se një gjë e tillë nuk është diskutuar, duke shtuar se:
Të sugjeruara
PD, Rama i përdor mësuesit politikisht
7 Shtator 2020, 19:15Rama premton lista 100% të hapura nëse garantohet balancimi gjinor
7 Shtator 2020, 19:59Rama: Koalicionet zgjedhore vetëm me listë të përbashkët kandidatësh
7 Shtator 2020, 19:12
Harta ndryshon, mendësia mbetet dhe monologu i pushtetit vazhdon
10 Tetor 2026, 21:06
