Kryemadhi: Kodi i ri zgjedhor do t'i japë opozitës 100 mandate

exit.al 20 Tetor 2020, 11:26

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi theksoi se LSI do të kandidojë e vetme në zgjedhjet e 2021. “LSI është realitet nuk ikën nga fleta e votimi, ëshët edhe një parti e majtë. Por strategjia elektorale me PD është në fazë të dytë”, tha Kryemadhi në konferencën për shtyp, të martën. Ndërsa, ajo u shpreh se strategjia zgjedhore mes LSI-së dhe PD-së do të vendoset pasi partitë të mbarojën procesin e zgjedhjes brenda tyre. Kryemadhi vlerësoi se kodi i ri zgjedhor ka ulur numrin për zgjedhjen e një deputeti, duke bërë të mundur që “opozita të fitojë 100 mandate”, në zgjedhjet e 2021:

“Me kodin e ri zgjedhor duhet 10 001 vota për tu bërë deputet në krahasim me 13 mijë që kërkonte kodi i vjetër”.

Kryemadhi u shpreh kundra shpërndarjes së parlamentit dhe kundra çdo strategjia për shmangien e ballafaqimit me Edi Ramën:

"Unë do të isha kundër shpërndarjes së parlamentit, por respektimit të Kushtetutës. Shpërndarja e parlamentit ndodh me 25 prill. 99 përqind e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, por duhet të orientohen drejt opozitës".