Kryemadhi apel qytetarëve të votojnë LSI

exit.al 20 Prill 2021, 09:28

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se qytetarët duan ndryshimin në vend. Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se ndryshimi do të vij me 25 prill e askush nuk e ndal dot.

"Dëshira e qytetarëve për ndryshim është më fortë se kurrë. Entuziazmi në njësinë nr. 5 në Tiranë, tregon se kemi të bëjmë me një përmbysje të madhe që nuk e ndal dot askush.

Jemi në momentet finale të një fitore madhështore për kauzat tona. Bashkohemi në 25 Prill me votën për nr. 6 LSI, për t’i hapur rrugën një të ardhme më të mirë sëbashku."

Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve të votojnë LSI-në.