Aksident në Tiranë, 4 të plagosur

exit.al 20 Prill 2021, 08:56

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një autobus është përplasur me një makinë.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar në spital.

" Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.", njofton policia.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.