Kryemadhi akuzon Ramën për gjobën e Braimllarit

exit.al 11 Shkurt 2021, 19:27

Kryetarja e LSI Monika Krymadhi akuzoi të enjten kryeministrin Edi Rama se i vendos gjoba anëtareve të LSI.

Ajo akuzoi edhe policinë se po vendos gjoba me direktiva nga qeveria, duke thënë se “policia nuk paguhet nga taksat për të gjurmuar të rinjtë e LSI”. Ajo tha se “LSI nuk ndalet edhe sikur Rama të përdorë plumbat”.

Gjatë një vizitë në Kavajë ajo komentoi vendosjen e gjobës ndaj anëtarit të LSI Endrit Bramillari.

“I bëj thirrje administratës shtetërore të mos nënshtrohet por rebelohet”, tha ajo gjatë takimit.

Kryemadhi e cilësoi si “guxim të madh” nga ana e policisë, vendosjen e gjobës. Ajo shtoi se LSI do t’i shtoj takimet dhe nuk do t’i ndalë.

Policia gjobiti të enjten Endrit Braimllarin policia me 5 milionë lekë, pasi organizoi  një mbledhje elektorale në shkelje të masave anti-COVID në Maliq. Braimllari e konsideroi politike gjobën, dhe tha se “ishte e urdhëruar nga Rama për të ndaluar LSI”.

Ai tha se masat nuk ishin shkelur dhe ishte respektuar distanca.

 

Shpërndaje te miqtë