Kina ndalon transmetimin e BCC

exit.al 11 Shkurt 2021, 22:05

Autoritetet kineze ndaluan BBC të enjten, duke akuzuar transmetuesin Britanik se nuk ishte "objektiv dhe i drejtë", sipas një deklarate të qeverisë.

Media shtetërore Global Times tha se vendimi u mor pasi BBC raporti “lajme të rreme për rajonin Xijiang” mbi trajtimin e COVID-19 dhe shtoi se Kina “nuk i toleron lajmet e rreme”.

Vendimi erdhi një javë pasi Britania ndaloi kanalet shtetërore kineze CGTN për shkak të lidhjeve të saj me Partinë Komuniste.

Shpërndaje te miqtë