Kreu i roganizatës në mbështetje të azilantëve bjellorus gjendet i vdekur në Ukrainë

exit.al 3 Gusht 2021, 10:20

Kreu i një grupi që ndihmon njerëzit të largohen nga Bjellorusia u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij në Ukrainë. Aiu gjet i varur në një park në Kiev. Policia ka hapur një hetim për vrasje.

Shishov drejtoi organizatën 'Shtëpia bjelloruse' në Ukrainë, duke ndihmuar ata që u larguan nga Bjellorusia pas një goditjeje të dhunshme.

Ukraina, Polonia dhe Lituania në veçanti janë destinacionet e preferuara për ata që arrayisen nga persekutimi i presidentit bjellorus.

Shtëpia bjelloruse në Ukrainë siguron mbështetje për të arratisurit përmes strehimit, punës dhe këshilla ligjore, shkruhet në faqen e saj të internetit.

Policia ukrainase kërkoi se kushdo që e njihte të kontaktonte me çdo informacion në lidhje me javët e fundit të jetës së tij, për gjendjen e tij shpirtërore dhe gjithashtu çdo kërcënim të mundshëm për jetën.