Grabitet shtëpia e kreut të SPAK në Gjirin e Lalzit

exit.al 3 Gusht 2021, 09:05

Shtëpia e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar, SPAK Arben Kraja, në Gjirin e Lalzit, të dielën, sipas Albanian Post.

Burime të sigurta pranë Albanian Post shprehen se policia po heton për gjetjen e tyre.

Nuk dihet ndërkaq nëse shtëpia e Krajës është bastisur qëllimisht apo ka qenë thjesht rastësi.

Policia e Durrësit gjithsesi, ende nuk e ka konfirmuar ngjarjen.

Një prej pronarëve të shtëpive, grabitësit i kanë vjedhur kuletën teksa ka qenë në gjumë. Ndërsa kartat e identitetit janë hedhur në oborrin e shtëpisë dhe vetëm paratë janë marrë me vete.