“Haxhi Lleshi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacional Çlirimtare.
Në vitin 1995 me dekret të Presidentit të Republikës, Haxhi Lleshit iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste.”
Çelo Hoxha tha se vendimi i Bashkisë Dibër për të nderuar Haxhi Lleshin, bie ndesh me ligjet në fuqi që dënojnë krimet e komunizmit. Ai shprehu domosdoshmërinë e miratimit të dy ligjeve nga parlamenti shqiptar, ligjit të Lustracionit dhe Dekomunistizimit, si e vetmja mënyrë për të mos i vlerësuar dhe glorifikuar më personat që kanë kryer krime gjatë diktaturës.
