“Mbështesin prokurorin dhe veprimtarinë e tij në përmbushje të rregullt të detyrës pa asnjë rezervë dhe bëjmë thirrje për më shumë vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve e prokurorëve me dinjtet.
Me bindjen që kjo ngjarje e rëndë do të zbardhet dhe autorët e saj do të çohen para ligjit, ftojmë të gjithë faktorët vendas dhe të huaj në dënimin e këtij krimi dhe mbështetjen e organeve të drejtësisë në kryerje të punës së tyre të vështirë.”
Mëngjesin e 21 dhjetorit, makina e prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë u hodh në erë me eksploziv. Makina e prokurorit u dëmtua plotësisht, ndërsa një makinë tjetër e parkuar pranë është dëmtuar pjesërisht. Më herët, dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve (SHKGJSH) e kanë quajtuar vënien e eksplozivit në makinën e prokurorit si “shënjestrim ndaj prokurorit për shkak të detyrës” dhe theksuan se çdo sulm ndaj prokurorëve është atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë.
