Ndërpritet numërimi i votave në Kamëz

exit.al 26 Prill 2021, 21:29

Numërimi në Kamëz është ndërprerë, si shkak i lodhjes së numëruesve të fletëve të votimit, të cilët kanë kërkuar pushim.

Pak më parë u ndërpre numërimi në Gjirokastër.

Palët kanë rënë dakord me konsensus për ndërprerjen e numërimit në një afat të pacaktuar.

Deri në këto momente janë numëruar 41 nga 88 kuti votimi të KZAZ në Kamëz.