KQZ i jep 24 orë kohë PD të plotësojë listat

exit.al 29 Maj 2017, 08:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi dje t'i japë Partisë Demokratike (PD) 24 orë shtesë për të përfunduar listat shumëemërore të kandidavtëve dhe formularët  e dekriminalizimit për çdo kandidat.

Disa media njoftuan gjatë fundjavës se listat e kandidatëve të ofruara nga natën e 26 majit ishin jo të plota, pajetëshkrime, pa formularë të dekriminalizimit dhe pa të dhëna bazë të kandidatëve. Po ashtu, PD-ja paraqiti vetëm 95 prej 140 kandidatëve të nevojshëm.

PD ka kohë sot deri në orën 12:00, për të paraqitur listat e korrigjuara dhe të plotësuara të kandidatëve.

Dorëheqjet

Dy kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike janë tërhequr nga gara. Sazan Guri, i renditur i pesti në qarkun e Beratit dhe Ramiz Çobaj i renditur i teti në qarkun e Shkodrës u shprehën të pakënaqur me renditjen nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Shpërndaje te miqtë