KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqi

exit.al 8 Korrik 2020, 16:08

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokuroren e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi.

Sipas KPK, prokurorja Qirjaqi nuk arriti të justifikonte shumën rreth 7.7 milion lekë, të ardhura të fituara nga i shoqi në emigracion në Greqi në vitet 1991-1999.

Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 1990 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Korçës.

Në vitin 2008, ajo është emëruar prokurore në Apelin e Korçës.

Shpërndaje te miqtë