Policia gjobit Endrit Brahimllarin për shkelje të rregullave anti Covid

exit.al 11 Shkurt 2021, 10:55

Policia e Korçës ka gjobitur me 5 milionë lekë ish deputetin Endrit Brahimllari për shkelje të masave kundër Covid-19.

Sipas njoftimit, Brahimllari ka organizuar një aktivitet me më shumë se 10 veta në kundërshtim me aktin normativ.

Një ditë më parë, policia e Elbasanit gjobiti kreun e LSI, Monika Kryemadhi për mosmbajtjen e maskës dhe grumbullimin më shumë se 10 veta.

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se policia do të gjobisi çdo politikan që shkel rregullat kundër Covid-19.

Qeveria prej rreth një viti ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambjent të mbyllur. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 1 milionë lek.

Gjithashtu, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme dhe të brendshme. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 3 mijë lek gjobë.

 

Shpërndaje te miqtë