Kosovë, 258 raste të reja dhe 16 viktima gjatë 24 orëve të fundit

exit.al 30 Korrik 2020, 17:40

258 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në Kosovë, në 24 orët e fundit.

16 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërkohë totali i viktimave është 212.

Në total, në Kosovë ka ende 3.429  pacientë aktivë, ku pjesa më e madhe janë në Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm i të shëruarve në 4.463.

 

Shpërndaje te miqtë