Kosova shënon rekord të ri për viktimat me Covid në 24 orë

exit.al 21 Nëntor 2020, 16:30

19 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, duke shënuar rekord të ri për numrin e lartë të viktimave ditore.

Po ashtu, Kosova shënoi 711 raste të​ reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Në vend u shëruan 721 raste dhe u regjistruan 20.493 raste aktive.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 333.588 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 904 pacientë kanë vdekur.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Shpërndaje te miqtë