Kosova regjistron javën me më shumë viktima nga COVID-19 që prej muajt Maj

exit.al 15 Gusht 2021, 15:58

Katër viktima nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë ndërsa autoritetet shëndetësore kanë njoftuar të dielën rritjen me 1 096 raste të të infektuarve.

Sipas të dhënave, 332 infektime të reja janë midis personave të moshës 20-29 vjeç ndërsa 210 i përkasin grupmoshës 30-39 vjeç.

Numri i viktimave dhe infektimeve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme këtë javë si pasojë e variantit Delta.

Në javën e fundit 13 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, numri më i lartë që prej muajt Maj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë.