Turqia shkatërron rrjetin e trafikut të objekteve antike nga Ballkani

exit.al 15 Gusht 2021, 15:26

Autoritetet turke arrestuan 78 anëtarë të dyshuar të një rrjeti masiv të trafikimit të objekteve antike dhe sekuestruan mbi 23 000 artefakte gjatë një operacioni të quajtur “Anadoll” dhe i kryer me ndihmën e forcave të rendit nga Kroacia, Serbia dhe Bullgaria.

Ministri turk i Kulturës, Mehmet Ersoy, zbuloi detajet e operacionit ndërsa në një ceremoni që i kthente reliket e plaçkitura të krishtera Patriarkut Ekumenik Bartolomeu I të Kostandinopojës, udhëheqës i Kishës Ortodokse Lindore, raportoi Anadolu Agency.

Përtej objekteve të sekuestruara, grupi besohet të ketë kontrabanduar një mori materialesh kulturore në SHBA dhe Evropë, ku shtëpitë e ankandeve shpenzuan rreth 3 milionë dollarë për t’i futur në katalogët e tyre.

Policia turke kreu bastisje në 108 adresa në 30 nga 81 provincat e Turqisë të martën.

Tregtia objekteve antikitete është një industri globale shumë miliardë dollarëshe sipas një raporti të vitit 2018 nga Standard Chartered Bank.