Kosova regjistron 184 raste të reja dhe 3 viktima

exit.al 31 Dhjetor 2020, 14:30

Në Kosovë ditën e enjte janë regjistruar 184 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1184 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka një total prej  51.328 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe  8586 raste aktive. Në Kosovë janë shëruar 420 pacientë.

Prej tyre 1.335 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë