Kosova regjistron 137 raste të reja dhe 10 viktima

exit.al 22 Dhjetor 2020, 15:09

Në Kosovë ditën e martë janë regjistruar 137 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 841 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 10 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 10.890 raste aktive me koronavirus, me një total prej  49.306 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1272 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë