Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria firmosin marrëveshje me SHBA-të për rrjetin 5G

exit.al 25 Tetor 2020, 11:07

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë firmosur një marrëveshje me SHBA-të për sigurinë e rrjetit 5G, nga kompanitë kineze si Huaëei.

Marrëveshjet u firmosën në një ceremoni të mbajtur të premten online nga sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

Të trija vendet u bënë pjesë e nismës për një Rrjet të Pastër, të teknologjisë.

Nënsekretari amerikan për ekonominë dhe energjinë, Keith Krach tha se Kosova është një partner strategjik dhe e përshkroi ceremoninë si provë e miqësisë së dy vendeve.

E njëjta marrëveshje u nënshkrua edhe nga Serbia në shtator, gjatë takimit me presidentin Trump. 10 ditë pasi Serbia firmosi marërveshjen në Shtëpinë e Bardhë, pë rtë mbajtur larg kompanitë kineze, kompania Huaëei njoftoi haojen e Qendrës për Zhvillim dhe Inovacion në Beograd.

Kësaj nisme ju bashkua edhe Shqipëria në prill 2020.