“Shërbimet për harta të Apple nuk i shfaqin kufijtë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj, Republika e Kosovës shfaqet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është në kundërshtim me realitetin politik dhe atë ligjor.
Kjo gjë lëndon qytetarët tanë që janë përballur me humbje të mëdha në përpjekjet për pavarësi. Kjo gjë shihet edhe si fyerje ndaj shtetit tonë.”
Rreth një javë më parë, Megi Cara, një studente shqiptare në Londër nisi një peticion online, ku i kërkon kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vërejti se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps. Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht, madje u shpërnda dhe nga këngëtare me famë botërore si Dua Lipa e Rita Ora. Më shumë se 169 mijë persona e kanë firmosur peticionin online. Exit News ka biseduar me Megi Carën rreth kësaj nisme. Për më shumë mund të lexoni këtu. Shpërndaje te miqtë
